23 kartonë të kuq! Rekord në Brazil pas sherrit masiv në Cruzeiro-Atletico Mineiro

Futboll Bota | 8 muaj më parë

Gjithçka nisi pas një përplasjeje mes portierit të Atletico, Everson, dhe mesfushorit Christian. Në fushë edhe policia.

Ka përfunduar me grushte dhe shkelma sfida mes Cruzeiro dhe Atletico Mineiro në Brazil, finalja e kampionatit Mineiro. Në fund janë regjistruar 23 kartonë të kuq dhe ky është një rekord  për futbollin brazilian.

Rekordi i mëparshëm ishte me 22 kartonë të kuq dhe ishte regjistruar në vitin e largët 1954, në ndeshjen mes Portuguesa dhe Botafogo.

Në fushë është futur edhe policia. Në Belo Horizonte sherri shpërtheu në minutat e fundit, pasi portieri i Atletico, Everson, doli me këmbët lart ndaj mesfushorit kundërshtar, Christian, i cili më pas e shtriu në tokë. Në këtë moment erdhën me shpejtësi lojtarët e tjerë dhe situata degjeneroi.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme