Partitë politike do marrin 20 milionë lekë më shumë. Arsyeja, fushata në diasporë

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar fondin 150 milionë lekë, që do t’iu shpërndahet partive politike për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Fondi është rritur me 20 milionë lekë për shkak të angazhimit të partive me votën e diasporës.
“Në këto zgjedhje, partitë politike po shpenzojnë dhe meqenëse kemi edhe diasporën, dhe kemi parë eksponentë politikë të gjithë krahëve që të vizitojnë bashkatdhetarët tanë që jetojnë jashtë, a jemi dakord që ta rrisim nga 1,3 në 1,5?” shtroi pyetjen kryetari Eduart Shalsi.
Në zgjedhjet e vitit 2021, fondi i miratuar ka qenë 130 milionë lekë.
Ky fond do u shkojë gjithë partive që në zgjedhjet e fundit kanë arritur të fitojnë 1 për qind të votave në të gjithë territorin e vendit.
Gazetare: Amela Koçerri
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




