Rama shfaqet në krah të Ismail Qemalit, në një video të realizuar nëpërmjet Intiligjencës Artificiale

Politikë | 2 vite më parë

Kryeministri Edi Rama publikoi të martën në rrjete sociale një video të realizuar me inteligjencë artificiale, ku shfaqet krah Ismail Qemalit, i konsideruar si Babai i Kombit. Në video shquhet kryeministri Edi Rama, i cili i paraqet ismail Qemalit ndryshimet e shumta që ka pësuar vendi ynë.

Rama shfaqet duke ecur në Tiranë dhe në Sheshin e Flamurit në Vlorë. Ndërkohë në sfond, në sheshin ku Ismail Qemali ngriti flamurin kuqezi në vitin 1912, shihet jo vetëm flamuri shqiptar, por dhe ai i Bashkimit Evropianë, si dëshmi e afrimitetit të vendit tonë me familjen e madhe të BE.

“Mirëmëngjes nga Ismail Beu dhe unë, e me urimin që 2025-a të ketë ardhur e mbarë për të gjithë ju, ju urojmë kudo jeni një ditë sa më të qetë” është mesazhi i kryeministrit, Edi Rama.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme