Hapja e grup-kapitullit të gjashtë, Komisionerja Kos në shqip: Urime Shqipërisë!

Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos uroi në gjuhën shqipe Shqipërinë për hapjen e negociatave për grupkapitullin 6-të “Marrëdhëniet me jashtë“.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama në Bruksel dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Péter Szijjártó, komisionerja Kos u shpreh optimiste në vendosmërinë e Shqipërisë për të punuar fort për të gjitha reformat për këtë proces.
“Zgjerimi është prioritet për Bashkimin Europian dhe ne jemi të përkushtuar për të marrë ndryshime të tjera. Sot në konceptin ndërkombëtare për hapjen e grupkapitujt e gjashtë është njohje e qartë e harmonizimit të Shqipërisë me politikat e BE. Duke hapur kapitujt ne flasim për temat e marrëdhënieve me jashtë dhe këto tema plotësojnë Shqipërisë duke qene një faktor i përbashkët. Kam besim në vendosmërinë e Shqipërisë për të punuar fort për të gjitha reformat për këtë proces. Ne do të vazhdojmë të ndërtojmë së bashku një të ardhme të lulëzuar. Urime Shqipërisë!”, tha Kos.
Ky grup-kapitull përmban dy kapituj: Kapitulli 30 – Marrëdhëniet e jashtme dhe Kapitulli 31 – Politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




