Serbia paralizohet nga protestat – Studentët kërkojnë përgjegjësi për 15 viktimat në Novi Sad

Rajon | 2 vite më parë

Mijëra studentë nga gati të gjitha universitetet e Serbisë protestuan mbrëmjen e së mërkurës përpara  godinës së Radiotelevizionit të Serbisë. Mediat serbe raportuan se studentët bllokuan trafikun në qendër të Beogradit dhe ndërprenë transmetimin e edicionit kryesor të lajmeve të mbrëmjes në transmetuesin publik.

Ata  dënuan atë që e cilësojnë si neglizhencë të qeverisë dhe keqinterpretimin mediatik të kërkesave të tyre. Studentët reaguan kështu ndaj deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç se janë paguar për protestat.

Protestuesit akuzojnë qeverinë për korrupsion, keq menaxhim dhe dështim në adresimin e çështjeve që shkaktuan fatkeqësinë 1 nëntorit. Disa punonjës të televizionit publik u solidarizuan me protestuesit duke ndezur dritat e telefonëve të tyre nga tarraca e ndërtesës, ndërsa gazetarët siguruan mbulim të drejtpërdrejtë të protestës, një akt i rrallë për transmetuesin shtetëror.

Studentët filluan bllokimin e universiteve dy javë më parë për të kërkuar që autoritetet të mbajnë përgjegjësi për shembjen e një pjese të stacionit hekurudhor të Novi Saditr që i mori jetën 15 personave dhe plagosi rëndë dy të tjerë. Qeveria e Serbisë deri më tani ka publikuar më shumë se 140 dokumente lidhur me rindërtimin e stacionit hekurudhor të Novi Sadit.

Publikimi i tyre nisi me vendim të Qeverisë serbe pas deklaratës së presidentit Vuçiç. Qeveria do të vazhdojë të publikojë ato dokumente, nga të cilat sipas Vuçiçit janë 195, ndërsa sipas mediave vendase janë më shumë se 850.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme