Turqi, 11 persona kanë humbur jetën nga zjarri

Rajon | 2 vite më parë

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe dhjetra të tjerë janë lënduar si pasojë e një zjarri që përfshiu disa fshatra mes qyteteve të Diyarbakir dhe Mardin në julindje të Turqisë, që banohet nga shumicë kurde. 

Ministri turk i shëndetësisë Fahrettin Koca bërë me dije se pesë nga të lënduarit ishin në gjendje të rëndë shëndetësore. Zjarri nisi të enjten i me djegien e kashtës që mbetetet pas korrjes së grurit dhe për shkak të erërave të forta u përhap në të paktën pesë fshatra. 

Në vendgjarje u dërguan katër ekipe të emergjencave dhe 35 ambulanca dhe situata u vu të premten nën kotroll. 

Ministri I drejtësisë Yilmaz Tunc bëri me dije se zyra e prokurorit publik kishte nisur një hetim për shkakun e zjarrit. Por partia pro kurde “Demokraci dhe Barazi” e kritikoi qeverinë duke theksuar se  autoritetet kishin ndërhyrë vonë dhe nuk kishin bërë sa duhej. 

Gazetare Elda Pepa

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme