Miratohet rezoluta, OKB-ja njeh gjenocidin në Srebrenicë, 11 Korrikun si Ditë Përkujtimore

Pro rezolutës kanë votuar 84 shtete, mes tyre edhe Shqipëria, ndërsa 19 dolën kundër dhe 68 abstenuan.
Ishte përfaqësuesja e Gjermanisë në Kombet e Bashkuara, Antje Lendertse, që e prezantoi projektrezolutën për “Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore të Gjenocidit në Srebrenicë”.
Ajo u sponsorizua nga tridhjetë vende, ndërsa propozuesit zyrtarë janë Gjermania dhe Ruanda.
“Iniciativa jonë duhet të nderojë viktimat dhe të ofrojë mbështetje për të mbijetuarit. Shënimi i 11 korrikut si Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Srebrenicës duhet të mundësojë përkujtimin vjetor të kësaj dite në OKB dhe të përmbajë gjuhë kundër mohimit të gjenocidit,” tha zonja Lendertse.
“Akuza të rreme për tekstin janë përhapur, ajo nuk është e drejtuar kundër askujt, veçanërisht ndaj Serbisë, një anëtare e respektuar e organizatës, por ekskluzivisht kundër autorëve të gjenocidit, në projekt-rezolutën janë përfshirë dy amendamente”, theksoi ajo.
“Mali i Zi ka kërkuar të nënvizojë se përgjegjësia është individuale dhe nuk mund t’i referohemi asnjë grupi etnik të vuajtur gjatë luftës në Bosnje-Hercegovinë dhe ne duam që të gjitha viktimat të njihen Gjermania në OKB,” tha përfaqësuesja gjermane.
Gjermania u ka bërë thirrje të gjitha shteteve anëtare që ta mbështesin këtë rezolutë dhe ta votojnë nëse hidhet në votim.
Mbështetje për të, deri më tash, shprehën të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç Serbisë dhe entitetit serb të Bosnjë-Hercegovinës, Republika Serbe.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




