Tërmet në Mal të Zi- Lëkundjet 5.4 ballë të shkallës rihter u ndjenë edhe në Shqipëri

Një tërmet i fortë ka tronditur Malin e zi mëngjesin e së enjtes. Sipas autoriteteve, lëkundjet kanë krijuar panik tek banorët, por nuk deri tani nuk janë raportuar dëme materiale.
Instituti për Hidrometeorologji dhe Sizmologji njoftoi se tërmeti me magnitudë 5.4 ballë shkalla Riher u regjistrua në orën 4:06 minuta të mëngjesit.
Epiqendra ishte 5 kilometra në jugperëndim të qytetit Çarazhe në komunën e Nikshiqit, ndërsa ka qenë në një thellësi prej 14 kilometrash. Sizmiologët thonë se tërmeti kryesor u pasua nga rreth 30 paslëkundje të tjera të vogla.
“Bazuar në intensitetin, magnitudën dhe thellësinë, ky tërmet mund të kishte shkaktuar dëme materiale në zonën e epiqendrës”, – theksohet në deklaratën e Institutit të Sizmiologjisë.
Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë më së shumti në qytetin boshnjak Bileça. Megjithëse nuk ka shkaktuar dëme materiale, autoritetet vendase njoftuann se shkollat dhe kopshtet gjatë së enjetes do të qëndrojnë mbyllur. Tërmeti 5. 5 ballë është ndjerë në të gjithë Malin e Zi, por edhe në shtetet e rajonit Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Serbi.
Gazetare: Vjollca Zharri
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




