Mancheter City prezanton blerjen e re

Tjetër goditje në merkato nga Manchester City, Omar Marmoush është lojtari më i ri i kampionëve në fuqi të Anglisë.
“Qytetarët” sapo kanë njoftuar blerjen e sulmuesit egjiptian nga Eintracht Frankfurt, me të cilin kishte shënuar tashmë 20 gola dhe 14 asistime në 26 ndeshje këtë sezon.
Gjermanët arkëtojnë rreth 75 milionë euro me anë të këtij transferimi. Më poshtë njoftimi i qytetarëve.
“Manchester City ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin e Omar Marmoush nga Eintracht Frankfurt. Sulmuesi 25-vjeçar egjiptian është transferuar në Etihad Stadium me një kontratë katërvjeçare e gjysmë, e cila do ta lidhë atë me klubin deri në verën e vitit 2029”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




