Nunez në frymën e fundit,  i jep tri pikë Liverpool-it

Angli | 2 vite më parë

Nunez shpëton Liverpoolin nga një tjetër barazim, Brentford bie në shtesë, 2-0. Dominim total i ‘Reds’ në pjesën e parë, por “Bees” arritën të mos pësonin gol: gati njëzet tentativa drejt portës dhe nëntë goditje nga këndi nga skuadra e Arne Slot, e cila megjithatë nuk arriti të depërtonte.

Gjërat nuk ndryshuan shumë as në pjesën e dytë, ‘Reds” krijuan një numër të madh rastesh, por nuk arritën të godisnin. Kur gjithçka sugjeronte një barazim pa gola, vjen Darvin Nunez. Uruguajani zhbllokoi sfidën në minutën e 91-të, ndërsa dyfishoi shifrat dy minuta më vonë.

Liverpooli fiton 2-0 dhe arrin 50 pikë në renditje, në krye të Premier League. Brentford u ndal në 28 pikë, në vendin e 11-të.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme