Broja kthehet në “mollë sherri” mes Evertonit dhe Çelsit

Angli | 2 vite më parë

Në “Goodison Park” janë të bindur se Armando Broja nuk do të ndihmonte ekipin në të ardhmen dhe janë gati ta kthejnë shqiptarin në klubin mëmë që tani.

Siç tha edhe David Mojes, Broja mund të rikthehet në “Stamford Bridge” që tani edhe pse akordi mes klubeve parashikon diçka të tillë në fund të sezonit.

Mojes pranoi pas dëmtimit të radhës të Bojës, i cili parashikohet të qëndrojë jashtë fushave për 12 javë, Evertoni po mendon ta kthejë lojtarin në Londër.

Në këtë pikë duket se ka lindur edhe një ngërç. Çelsi i ka bërë të qartë Evertonit se pranon rikthimin e Brojës që tani vetëm nëse klubi nga “Goodison Park” pranon të paguajë të gjithë shifrën që i detyrohet për huazimin. Ndërsa Everton mësohet se kërkon të kthejë Brojën dhe të paguajë shifrat vetëm për kohën që shqiptari ka qëndruar në Liverpul.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme