Sauditët i ofrojnë Salah 77 mln € për dy sezone

Angli | 2 vite më parë

Në Angli janë të bindur se Mohamed Salah do të transferohet në Arabinë Saudite.

Për 32-vjeçarin mësohet se Turki Alalshikh i ka gjetur vend në ekipin e Al-Hilal. Këshilltari i Arabisë Saudite në Oborrin Mbretëror nën gradën e Ministrit dhe Kryetari aktual i Autoritetit të Përgjithshëm të Argëtimit ka vendosur edhe pagën e egjiptianit, i cili nëse do të pranonte që të transferohej në Saudi Pro League do të përfitonte 77 milionë euro në dy sezone.

Salah është në sezonin e tij të fundit në Liverpul ku ka shënuar 232 gola në 376 ndeshje.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme