Manchester City, epoka e Guardiolës nuk ka mbaruar

Pep Guardiola ka thyer ngërçin dhe ka vendosur të rinovojë me Manchester Cityn edhe për një vit, deri në vitin 2026, me opsion për një tjetër sezon. Njoftimi zyrtar duhet të arrijë në ditët në vijim, por lajmi i publikuar nga ‘The Athletic’ është konfirmuar nga media të ndryshme. Guardiola, i cili zbriti në Premier League në vitin 2016, do të kalojë 10 vite në krye të Qytetarëve.
Nisur nga momenti delikat që skuadra po përjeton (e freskët nga katër humbjet radhazi ndaj Tottenham, Bournemouth, Sporting Lisbonës dhe Brighton) drejtuesit i kanë përshpejtuar negociatat për të dërguar një sinjal të fortë për të gjithë mjedisin.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




