Leverkusen mund Dortmundin, vendos një 17-vjeçar

Gjermani | 6 vite më parë

Një Bayer Leverkusen mbizotërues fitoi 2-1 kundër Borussia Dortmund në BayArena të martën në mbrëmje.

Pasi i mbijetoi një periudhe fillestare presioni, Moussa Diaby hapi rezultatin për Leverkusen në minutën e 14-të kur kontrolloi një pasim të gjatë nga Leon Bailey dhe mposhti portierin Roman Burki në një kundër një.

Leverkusen vazhdoi të bënte shumë presion në anën e jashtme me intensitet, por Burki bëri shumë pritje, për të mbajtur Dortmund në lojë.

Dortmund u përmirësua pak pas pushimit të pjesës së parë dhe goditja e Julian Brandt vendosi barazpeshën në minutën e 67-të, duke ndëshkuar kështu Leverkusen për shanset e tyre të humbura.

Por pasi bëri disa ndryshime, Leverkusen rivendosi veten dhe rimori epërsinë me një kundërsulm të shkëlqyer që 17-vjeçari Kevin Wirtz përfundoi me sukses.

Në sfidat e tjera, M’gladbach mori një fitore 1-0 në shtëpi përballë Werder Bremen, goli u shënua nga Elvedi në pjesën e dytë.

Piatek ka gabuar nga pika e bardhë, ndërsa skuadra e tij, Hertha Berlin ka pësuar një humbje 0-3 përballë Hoffenheim. Golat për miqtë u shënuan nga Rudy dhe Kramaric(dopietë).

Mainz është dorëzuar në pjesën e dytë në shtëpi përballë Ëolfsburg, duke pësuar një humbje 0-2. Golat u shënuan nga Bialek dhe Weghorst.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme