Kategoria e Parë: Erzeni trondit Besën, Vora vazhdon marshimin

Sapo kanë përfunduar 4 ndeshje të vlefshme për javën e 19-të të Kategorisë së Parë. Apolonia ka surprizuar Burrelin, duke fituar 1-0 në “Liri Ballabani” falë golit të shënuar nga Trifoni në pjesën e dytë (ky takim i transmetua drejtpërdrejt në RTSH Sport).
Surprizën e madhe të ditës e bën Erzeni, që mposht 3-2 Besën në Rrogozhinë dhe merr fitoren e parë të këtij sezoni në kampionat.
Nuk ndalet Vora, që fiton 3-1 në transfertë përballë Lushnjës dhe konsolidon pozitat e vetme në krye të renditjes së Kategorisë së Parë.
Mjafton një gol Ajazit në pjesën e parë, që Kastrioti të mposhtë 1-0 Kukësin. Nesër do të luhen edhe dy takimet e fundit të javës së 19-të të Kategorisë së Parë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




