Kupa e Shqipërisë për vajza, ndeshjet e dyta luhen të shtunën

Ndeshjet e dyta të vlefshme për edicionin e 16-të të Kupës së Shqipërisë për vajza do të luhen të shtunën dhe të dielën.
Pas fitores 2-0 me Partizanin në grupin A, Gramshi do të luajë takimin e dytë ndaj Apolonisë ditën e shtunë në ora 13:00.
Në grupin B, Kinostudio do të përballet me skuadrën e Egnatias. Ndeshja do të luhet të dielën në ora 12:30.
Po të dielën do të zhvillohet edhe takimi Teuta – Tirana. Përballja është planifikuar të nisë në ora 15:30.
Sipas skemës, në fazën gjysmëfinale do të kalojnë ekipet e renditura në vendin e parë të çdo grupi dhe ekipi më i mirë i renditur në vendin e dytë. Deri më tani, Gramshi, Kinostudio dhe Tirana kryesojnë në grupet respektive.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




