Kupa e Shqipërisë: Favoritët nuk zhgënjejnë, kualifikohen Egnatia,

Egnatia, Skënderbeu dhe Dinamo janë kualifikuar për në çerekfinalet e këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë, duke iu bashkuar Laçit dhe Bylisit, që siguruan një biletë mes tetë më të mirave të turneut ditën e djeshme.
Egnatia ka mposhtur me rezultatin 4-0 Kastriotin dhe ka siguruar një vend në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Aliyev ka zhbllokuar sfidën në pjesën e parë, ndërsa Ndreca (nga pika e bardhë e penalltisë), Leo Melo dhe Doukouo kanë shënuar në pjesën e dytë për rrogozhinasit.
Një gol i Rabiut në pjesën e dytë i mjafton Skënderbeut që të mposhtë 1-0 Vorën dhe të sigurojë një biletë mes tetë skuadrave më të mira të Kupës.
Dinamo mposht me rezultatin e thellë 6-1 Erzenin dhe kualifikohet në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Itodo është protagonisti i sfidës me një tregolësh të shënuar, por rrugën e rrjetës e kanë gjetur edhe Bregu, Vila e Nani.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




