Barcelona, në finale të Superkupës së Spanjës

Me një gol në çdo pjesë loje, Barcelona likuidon Bilbaon me një rezultat 2-0, edhe pa Dani Olmo dhe Pau Victor, të cilët nga nesër do t’i rikthehen në dispozicion të Flick. Gavi dhe Yamal i dërgojnë katalanasit në finalen e Superkupës së Spanjës, ku do të gjejnë një mes Real Madridit dhe Mallorcas, të cilët do të garojnë nesër.
Sfida u zhbllokua në minutën e 17-të, një kombinim i bukur i katalanasve, me Gavi që finalizon saktë në portën e mbrojtur nga Unai Simón. Goli i parë i Gavi-t për këtë sezon pas dëmtimit të rëndë të gjurit.
Goli i dytë erdhi në pjesën e dytë, siç u përmend: rikuperimi i shkëlqyer i topit nga Iñigo Martinez, që më pas përfundoi në këmbët e Gavi, i cili shërbeu për Lamine Yamal, i cili me shumë klas kaloi Simón për të firmosur 2-0.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




