Dani Olmo dhe Pau Victor mungojnë në Bilbao-Barça

Spanjë | 2 vite më parë

Lajm i mirë për Barcelonën. Këshilli i Lartë i Sporteve ka dhënë masën paraprake për Dani Olmo dhe Pau Víctor. Të dy lojtarët do të mund të futen sërish në fushë nga katalanasit. Pas refuzimit të gjykatave, Federatës së Futbollit dhe La Ligës, Këshilli Superior i Sporteve dha dritën jeshile.

Blaugranët kishin siguruar që dokumentacioni për regjistrimin e dy lojtarëve për pjesën e dytë të sezonit kishte mbërritur brenda afatit të parashikuar, mes 30 dhe 31 dhjetorit. Laporta dhe avokatët e tij argumentuan gjithashtu se rregulli tashmë i famshëm 130.2 nuk mund të përdoret në këtë rast.

Megjithatë, anëtarësimet e dy lojtarëve mund të bëhen vetëm pas 24 orësh dhe për pasojë ata nuk do të mund të luajnë sot në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës kundër Bilbaos.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme