Mbrojtësi që magjepsi si portier, Pol Arnau heroi i Logronesit

Spanjë | 2 vite më parë

Pol Arnau përjetoi një mbrëmje të jashtëzakonshme, pasi, gjatë ndeshjes mes Logronesit dhe Gironas, ai u thirr për të mbrojtur portën, pavarësisht se është një mbrojtës i djathtë.

Logrones, një skuadër që militon në Segunda RFEF, divizioni i katërt spanjoll, arriti një sukses të jashtëzakonshëm, duke eliminuar Gironën me penallti dhe shumë nga meritat i shkojnë Pol Arnau.

Futbollisti i ri, djali i ish-portierit Francesc Arnau (portier historik i Barcelonës dhe Malagas, i cili kreu vetëvrasje në vitin 2021), ka treguar se ka të njëjtin pasion për futbollin si babai i tij. Me Logrones, ai po jeton një ëndërr në Copa del Rey.

Vetëm 19 vjeç, Arnau kishte shënuar golin vendimtar në raundin e kaluar kundër Eibar, duke i dhënë skuadrës së tij kualifikimin në raundin tjetër pas debutimit të tij në ekipin e parë. Në ndeshjen kundër Gironas, fati i rezervoi një rol të papritur.

Pas dëmtimit të portierit titullar Kike Royo, Logroñés kishte shfrytëzuar të gjashtë zëvendësimet e disponueshme dhe Arnau u thirr për të zënë vendin e tij në portë. Ashtu si babai i tij, i cili kishte bërë histori mes shtyllave, Pol shkroi faqen e tij të paharrueshme, duke pritur penalltinë e Abel Gómez, duke i dhënë kështu Logroñésit kualifikimin e bujshëm.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme