Shtyhet inaugurimi, ja kur do të luajë Barcelona në “Camp Nou”

Kthimi i Barcelonës në “Spotify Camp Nou” nuk do të bëhet në dhjetor, siç shpresonin drejtuesit e klubit, as në janar 2025.
Skuadra e Hansi Flick do të mund të luajë përsëri në stadiumin e tyre duke filluar nga shkurti i vitit të ardhshëm: sipas në “El Pais”, katalanasit i kanë treguar UEFA-s se do të qëndrojnë në “Montjuic” deri në mes të shkurtit, përpara se të transferohen në impiantin e tyre historik, të rinovuar nga puna e nisur një vit e gjysmë më parë.
Gazeta spanjolle kujton se rregulloret e UEFA-s ndalojnë “ndërrimin e stadiumeve gjatë fazës fillestare të Champions League” dhe për këtë arsye, pas Brestit të martën e ardhshme, Barcelona do të duhet gjithashtu të presë Atalantën në stadiumin Olimpik më 29 janar.
Megjithatë, kushtëzimi është i detyrueshëm duke qenë se punimet, sipas burimeve të ndryshme, po pësojnë disa vonesa dhe mund të zgjasin pak më shumë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




