I pamposhtur në ring, ish-kampioni i botës do të duelojë më 31

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk do të përballet me britanikun Dereck Chisora më 31 tetor të këtij viti. Lajmin e konfirmoi Eddie Hearn, menaxheri dhe promotori i njohur i boksit, që tha se palët kanë rënë parimisht dakord për këtë datë, që pritet të zyrtarizohet në vijim.

Kjo sfidë pritet të zhvillohet pa praninë e tifozëve. Usyk është ish-kampion bote në peshën “light heavyweight” (pesha deri 94kg), Divizion ku ishte i pamposhtur, por tashmë tani duelon në peshën e rëndë.

“Kemi biseduar me menaxherin e Usyk dhe ata më thanë se janë gati. Të gjithë jemi gati për këtë duel ndaj Dereck, që pritet vetëm të finalizohet. Nuk ia vlen të presim deri në vitin 2021 për të patur tifozët. Kemi qarkuar datën 31 tetor”, tha Hearn.

Pritet që Usyk ta fitojë këtë sfidë, pasi është favorit dhe më pas të mandatohet nga WBO për t’u përballur me Anthony Joshua, për titullin kampion të këtij Divizioni.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme