Luiza Gega vendos rekord kombëtar në garën e 10 mijë metrave

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Atletja Luiza Gega ka vendosur rekord të ri kombëtar në garën e 10 mijë metrave, duke dhënë kohën 32’31”. Ajo e ka përmirësuar me 60 sekonda (1 minutë) rekordin e mëparshëm që mbahej po nga Gega.

Në stadiumin “Elbasan Arena” po zhvillohen garat e Kampionatit Kombëtar të Atletikës, aty ku atletja kuqezi ka shkëlqyer me paraqitjen e saj. Gega ka konfirmuar edhe një herë formën e saj të shkëlqyer, duke dominuar në garat e mesme dhe të gjata.

Në postimin e saj në faqen zyrtare në “Facebook”, Luiza Gega komenton: “Gara e parë sezonale në këtë verë të vakët startoi me një rekord kombëtar në 10 mijë metra. Trajneri më kërkoi të bëja një stërvitje, ku rezultoi përmirësimi i rekordit kombëtar me 60 sekonda, duke vendosur kohën e re 32’31”.

“U ndjeva jashtë mase mirë në 5000 metrat e dyta të garës, ku isha e shpejtë dhe në vijën e finishit ndihesha ende e freskët. Pavarësisht se nuk e di nëse do të më jepet mundësia të garoj në eventet ndërkombëtare këtë vit, stërvitja ime do të vijojë, për t’u bërë më e fortë dhe e shprejtë në vitin 2021”, tha Gega, që ka siguruar kualifikimin në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, ku synon medalje.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme