Rrëfehet Joshua: Kjo është e vetmja sfidë që ka rëndësi për mua

Sporte të tjera | 6 vite më parë

“Pa asnjë dyshim, kjo është e vetmja sfidë që ka tani më shumë vlerë për mua. Kjo është përballja me Tyson Fury”. Është kjo deklarata e dhënë sot nga boksieri britanik Anthony Joshua, kampion bote në  peshën e rëndë. Joshua mban titujt kampionë bote në kategoritë WBA, WBO dhe IBF, ndërsa Tyson Fury mban titullin e kategorisë WBC. “Ai ka një titull që unë e dua, që është në listën time të objektivave për të ardhmen”, u shpreh Joshua për “The Sun”. “Ditën që ai dhë unë do të biem dakord për të nënshkruar për të dueluar së bashku do të jetë e rëndësishme për mua, pasi do të hapë rrugën drejt realizimit të ëndrrës. Do të më japë mundësinë për ta hedhur atë në tapet”, tha Joshua.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme