Pogradeci drejt sezonit veror, sfidë mbetet sigurimi i fuqisë punëtore

Aktualitet | 2 vite më parë

Pogradeci po përjeton një rritje të ndjeshme të turistëve vitet e fundit, duke u bërë një nga destinacionet më të preferuara në Shqipëri.

Për të përballuar këtë fluks në rritje, Bashkia Pogradec merr të gjitha masat e nevojshme për të siguruar infrastrukturën dhe shërbimet e duhura për vizitorët.

Gjithashtu, operatorët turistikë dhe bizneset lokale punojnë intensivisht për të përmirësuar ofertën turistike dhe për të ofruar një përvojë sa më cilësore për pushuesit.

Megjithatë, një sfidë mbetet mungesa e fuqisë punëtore, e cila bëhet më e theksuar gjatë sezonit turistik.

“Gjatë stinës së verës, këta operatorë turistikë mbulohen me studentët, të cilët janë me pushime verore, por ka një mungesë të theksuar të fuqisë punëtore. Kjo është e pashme thuajse në të gjitha dyert dhe dritaret e këtyre lokaleve me njoftimin ‘kërkojmë punonjës’,” thotë nënkryetarja e bashkisë, Entela Gusho.

Një angazhim më i madh i të rinjve në sektorin turistik do të ndihmonte në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe do ta bënte Pogradecin një destinacion edhe më tërheqës për turizmin elitar.

Gazetare: Elsa Xhindole


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme