Celibashi zbardh kostot e votës diasporës: 5 mln eurove iu shtuan edhe 7.5 mln
Kryekomisioneri për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, në emisionin “Ngjarja Kryesore” në RTSH e drejtuar nga Sonila Agostini, dhe dhe një shifër lidhur me koston që do të përballohet nga buxheti i shtetit për votën e diasporës.
Sipas Celibashit, fillimisht ishte parashikuar që kostoja të ishte 5 mln euro, por duke parë fluksin, në mënyrë proporcionale, ajo u rrit edhe me 7.5 mln euro.
“Në vlerësimin e parë menduam se do ishin 100 mijë votues nga diaspora, ndaj u menduar shifra 5 mln euro. Më pas u bënë rishikime dhe u shtuan edhe 7.5 mln. Numri i votuesve u shtua me 150%, ndaj u shtuan edhe shuma në mënyrë proporcionale. Do të ketë procedurë prokurimi sipas Kodit Zgjedhor për operatorin postar. Kërkohet që në fazën e parë të mos jetë Posta Shqiptare, në këtë mënyrë e kanë vendosur ligjvënësit, por një kompani e mirënjohur ndërkombëtare. Vetëm nëse dështohet, do i drejtohemi Postës Shqiptare. Duhej të kishte përfunduar procesi i përzgjedhjes së operatorit postar, por besojmë se brenda 10 ditësh nëse e arrijmë këtë mund të themi se nuk do të dështojë procesi i dërgimit të fletëve të votimit nga operatorë ndërkombëtar.”, tha Celibashi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




