Rudiger: Itali-Gjermani, një ndeshje e madhe

Futboll Bota | 2 vite më parë

“Është gjithmonë një ndeshje e madhe, ka një rivalitet të lashtë dhe të luash në këtë stadium do të jetë e pabesueshme, mezi pres”.

Kështu është shprehur Tony Rudiger, mbrojtësi i Gjermanisë, gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes kundër Italisë e vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Kombeve.

“Jam shumë i lumtur që takoj përsëri Spallettin, ai ishte një trajner shumë i rëndësishëm në një fazë të hershme të karrierës sime. Më mësoi shumë dhe jam shumë i lumtur që e shoh atë, edhe nëse tani jam këtu për të provuar të fitoj. Do të jetë një ndeshje e madhe, Italia do të jetë një kundërshtar i vështirë për t’u përballur për shkak të cilësisë dhe trajnerit të saj”.

“Italia ishte një kampionat shumë i rëndësishëm, kalova shumë mirë dhe si mbrojtës mësova shumë. Ka shumë skuadra të mëdha këtu, tani për tani jam shumë i lumtur ku jam, por në të ardhmen nuk i dihet kurrë”.

“Italia ka pasur gjithmonë mbrojtës të mëdhenj, në veçanti Bastoni ka pasur një rritje të rëndësishme dhe mua më duket lider. Më kujtohet Calafiori kur ishte te skuadra e Romës Primavera, tani është te Arsenal dhe mendoj se ka një të ardhme të madhe”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme