Lautaro largohet nga Argjentina, rikthim në Milano

Pas Marcus Thuram, i kthyer nga grumbullimi i Francës për shkak të dhimbjeve të vazhdueshme të kyçit të këmbës, në Milano do të rikthehet edhe “binjaku” i tijm Lautaro Martinez.
Pasi nuk u stërvit me Argjentinën për shkak se doli në gjendje jo optimale nga ndeshja e kampionatit Atalanta-Inter, Toro iu nënshtrua testeve të cilat konfirmuan një problem muskulor.
“Sulmuesi Lautaro Martinez do të mungojë në skuadër për ndeshjen e dyfishtë në mars për shkak të një dëmtimi muskulo”, thuhet në deklaratën e kombëtares së Argjentinës.
Kështu Lautaro do të rikthehet në Milano dhe do të vlerësohet dita-ditës për të kuptuar shkallën e problemit edhe në kuadër të angazhimeve të ardhshme të skuadrës së Inzaghit, duke nisur nga ndeshja ndaj Udineses kur të rifillojë kampionati.
Kapiteni i zikaltërve ishte nisur për në Amerikën e Jugut tashmë i dëmtuar, mjekët e kombëtares së Argjentinës donin që ai të humbiste ndeshjen e parë kundër Uruguajit dhe më pas ta përdornin kundër Brazilit, por testet në këmbën e tij të majtë nxorën në pah një problem, i cili tani do të duhet të shqyrtohet në thellësi me stafin e Interit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




