”Mon Amour’’, Arben Imeri sjell për lexuesin 60 tregime përmes satirës

Kulturë | 2 vite më parë

60 tregime plot satirë dhe humor, që nisën si shkrime të gjata në rrjete sociale, duke kaluar në një përsiatje e kujtimeve dhe ndodhive të jetuara. Libri ’’Mon Amour’’ është pak nga të gjitha edhe Europë edhe Shqipëri. Për autorin Arben Imeraj ky botim erdhi si një nevojë për të luftuar një gjendje të re, që e shkëputi nga e shkuara.

Tregimet i përkasin periudhave të ndryshme kohore, nga aventurat e një të riu para viteve 90, tek Arbeni që prej më shumë se 3 dekadash jeton në Itali.

“Mon Amour” vjen thuajse 11 vite pas librit të tij të parë me titull ’’Unë banoja në Tiranë’’. Disa prej tregimeve humbën rrugës, por shumë prej të tyre të përmbledhura shohin dritën e botimit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme