Miqësorja e parë, Shqipëria U19 barazon me Maqedoninë e Veriut

Kombëtarja shqiptare U19 luajti ndeshjen e parë miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut U-19.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Skënderbeu” u mbyll në barazim pa gola 0-0.
Trajneri Julian Ahmataj e nisi ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut me këtë formacion titullar: Daniel Culi (GK), Yoni El Malem, Diart Gashi, Leon Sylejmani, Ardi Mulaj, Matia Huqi, Ergis Arifi (C), Ron Isa, Kleo Shpuza, Leart Krasniqi dhe Devid Hoxha.
Ndeshja ishte e luftuar nga të dyja ekipet, por sfida nuk prodhoi asnjë gol. Në pjesën më të madhe të lojës, kuqezinjtë dominuan kundërshtarin. Mundësitë më të mira për shënim erdhën në fraksionin e dytë, ku trajneri Ahmataj kreu disa zëvendësime për të tentuar fitoren, por pa sukses. Në fund, ndeshja u mbyll 0-0.
Ndeshja e dytë miqësore Shqipëri U19 – Maqedoni e Veriut U19 do të luhet më 23 mars, në orën 12:00, në stadiumin “Skënderbeu”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




