Spiropali : Këto nuk janë zgjedhje të radhës, por historike!

Politikë | 2 vite më parë

Partia Socialiste gjatë një aktiviteti me të rinjtë e kryeqytetit ka prezantuar kandidatët e Tiranës për zgjedhjet e 11 majit.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, në fjalën e saj u shpreh se, jemi kaq shumë sot për numrin 5 dhe Partinë Socialiste në mandatin e saj të katërt dhe Edi Ramën kryeministër që do na çojë në familjen tonë natyrale, që është Bashkimi Europin.

“Jemi shpresëplotë jo se kemi përballë ata që kemi, se ja dimë rezultatin, por ne garën nuk e kemi me ata por me veten për të qenë gjithmonë dhe më të mirë. Gjithmonë dhe më të fortë, gjithmonë dhe më të shpejtë, gjithmonë dhe më të vendosur, gjithmonë më të ndershëm. Gjithmonë përpara për Shqipërinë. Me PS-në dhe qeverinë e saj unë nuk do të rendisë të gjitha arritjet qe kemi bërë nga distanca që kemi përshkruar që prej 2013 dhe sot”.

Duke u ndalur në arritjet e Partisë Socialiste, Spiropali theksoi se të ardhurat për frymë të shqiptarëve sot janë trefishuar në krahasim me 2013. Sot GDP e Shqipërisë është 2.6 herë më i lartë.

“Sot paga mesatare është më shumë se dyfishuar. Paga në sektorin publik në muajt që vijnë do shkoj 1300 euro. Pensionet janë rritur. Shpresojmë që brenda vitit tjetër paga minimale të jetë 500 euro. Shqipëria sot është dinjëtoze pranë dyerve të BE-së. Qeverisja jonë në të gjitha sektorët ka arritur rezultate, që nga 1 milion turistë qe ka pasur Shqipëria, tani ka 12 milion në vit. Shqipëria po ikën më shpejt drejtë BE-së ku asnjë vend tjetër kandidat nuk i ka pasur sfidat e vendit tonë në këtë rrugëtim dhe nuk ka patur vendosmërinë e saj të pathyeshme për tu reformuar.

 Këto nuk janë zgjedhjet e radhës u shpreh Spiropali, por janë zgjedhjet historike.

“Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme të Shqipërisë , ndoshta po aq të rëndësishme sa zgjedhjet kur u përmbys sistemi diktatorial. Sepse një herë e mirë do të përmbysim tranzicionin dhe ne do hymë në rrugën pa kthim të Shqipërisë evropiane.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme