Shqipëria bie në Wembley, nis me humbje kualifikueset

Shqipëria i ka nisur me humbje kualifikueset e Botërorit 2026 duke pësuar një humbje 2-0 në Wembley përballë Anglisë. Nga një gol për çdo pjesë loje për “Tre Luanët”, 18-vjeçari Lewis-Skelly zhbllokoi sfidën në minutën e 20-të, ndërsa Kane mbylli llogaritë në minutën e 77-të.
Minutat e para nisën me Anglinë në sulm, megjithatë Shqipëria ishte vendosur mirë në prapavijë, duke shmangur rrezikun.
Rasti më i mirë i Shqipërisë ishte në minutën e 27-të, kur topi i devijuar nga Burn goditi traversën. Pjesa e parë u mbyll 1-0. Fraksioni i dytë nisi pa ndryshime për kuqezinjtë, megjithatë në minutën e 63-të trajneri Silvinjo aktivizoi Brojën. Sulmuesi kuqezi ishte menjëherë protagonist, duke u shfaqur rrezikshëm në portën kundërshtare.
Momenti më i mirë ishte në të 69-ën, kur Broja pasoi mirë për Asanin, i cili nga brenda zonës nuk e goditi topin. Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë kualifikuese më 24 mars ndaj Andorrës, në stadiumin “Arena Kombëtare”, në orën 20:45.
ANGLI-SHQIPËRI 2-0
Shënues: Lewis-Skelly 20′, Kane 77′
Mbyllet sfida në Wemble, Anglia arrin një fitore 2-0 përballë Shqipërisë.
77’ – Harry Kanë ka dyfishuar shifrat në Wembley. Sulmuesi anglez ka përfituar nga një dalje e gabuar e Ajetit për të mposhtur Strakoshën.
72’ – Broja edhe njëherë i rrezikshëm me lojën e tij, top për Asanin, por ky i fundit vonohet në finalizim duke i dhënë mundësinë mbrojtjes angleze të largojë rrezikun.
69’ – Një mundësi e mirë për kuqezinjtë, por Broja gaboi në pasim.
66’ – Broja në aksion, sulmuesi kuqezi u shfaq rrezikshëm në zonën angleze, por në momentin e fundit është neutralizuar nga mbrojtja.
63’ – Vjen zëvendësimi i parë për kuqezinjtë, Armando Broja në vend të Nedim Bajramit.
59’ – Kanë shfaqet rrezikshëm në zonën kuqezi me një goditje me kokë, por nuk arrin të gjejë kuadratin.
48’ – Tentativë e kuqezinjve, Nedim Bajrami shfaqet rrezikshëm në mbrojtjen angleze, neutralizon mbrojtja.
Nis pjesa e dytë në Wmbley, nuk ka ndryshime në formacionet respektive.
Mbyllet pjesa e parë në Wembley mes Anglisë dhe Shqipërisë, me anglezët në avantazh 1-0. Goli u shënua nga Lewis-Skelly 20′.
42’ – Strakosha bën një pritje të mrekullueshme në tentativën e Burn me kokë.
40’ – Mundesi e artë e humbur për anglezët, Bellingham me kokë është ndalur nga Strakosha, ndërsa goditja e Kane është devijuar nga Gjimshiti.
34’ – Bellingham shfaqet rrezikshëm përballë Strakoshës, por portieri kuqezi arrin të presë topin e goditur nga anglezi duke evituar rrezikun.
27’ – Mbërrin dhe mundësia më e mirë për kuqezinjtë, anglezët me shumë vështirësi evitojnë rrezikun dhe dërgojnë topin në goditje këndi.
20’ – Bellingham dhuron një pasim të zgjuar, Lewis-Skelly realizon në portën e Strakoshës, 1-0 për Anglinë.
17’ – Kane ka një mundësi të mirë, por Strakosha tregohet i kujdesshëm me ndërhyrjen e tij.
14′ – Anglia mjaft kërkuese deri tani, por Shqipëria mbrohet me vendosmëri.
5’ – Anglezët më kërkues, Ajeti neutralizon një rast të rrezikshëm.
1’ – Qazim Laçi luan topin e parë.
Ka nisur sfida në Wembley mes Anglisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.
Anglia: Pikford, Uokër, Konsa, Burn, Ljuis-Skelli, Xhons, Bellingam, Rajs, Foden, Kejn, Rashford. Trajner: Tomas Tuhel
Shqipëria: Strakosha, Aliji, Ajeti, Gjimshiti, Balliu, Ramadani, Asllani, N.Bajrami, Laçi, Asani, Uzuni. Trajner: Silvinjo
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




