Anglia, Tuchel: Ishte emocionuese

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel ka folur pas suksesit 2-0 përballë Shqipërisë në Wembley: “Ishte emocionuese. Isha pak nervoz më parë, por ishte një mbrëmje fantastike. Moti i përsosur për të luajtur futboll. Patëm një javë të mirë përpara ndeshjes dhe ishte një përvojë e mrekullueshme”.
“Ne filluam mjaft rrjedhshëm me shumë pasime. Ishte e vështirë gjatë gjithë ndeshjes të depërtonim në 18 metrat e fundit. Kur arritëm të dilnim, ishim të rrezikshëm menjëherë, me dy ose tre mundësi, një prej të cilave shënuam. Dhe lejuam vetëm një gjuajtje prej tyre në 45 minuta, kështu që ishte shumë, shumë mirë”.
“Ne donim të rrisnim ritmin dhe të rrezikonim pak në pjesën e dytë, me një lojtar më shumë në vijën sulmuese. Ndjeva se nuk ishim mjaft të disiplinuar në strukturën tonë. Provuam shumë gjëra vetëm dhe jashtë pozicionit, gjë që e ngadalësoi lojën tonë dhe do të thoshte se nuk ishim në gjendje të kontrollonim kundërsulmet”.
“Shqipëria është një kundërshtar i vështirë. Ata kanë shpejtësi dhe fizik përpara. Ne pamë formën e tyre në EURO, kur Spanja, Kroacia dhe Italia luftuan kundër tyre në fazën e grupeve. Ne pamë këtë lloj kundërshtari sot dhe arritëm të marrim fitoren tonë të parë, me një portë të pastër, që shpresojmë të na japë njëfarë besimi për t’u bërë shpejt stili ynë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




