Formula 1: Suksesi i parë në garën Sprint, Hamilton shkruan historinë me Ferrarin

Nëntëmbëdhjetë xhiro për tu futur në librat e historisë për Lewis Hamilton, i cili triumfoi nga pole position në Sprintin e Shanghait dhe fitoi garën e tij të parë me Ferrarin.
Suksesi i parë në formatin Sprint si për kampionin dyzet vjeçar nga Stevenage ashtu edhe për skuadrën nga Maranello.
Shtatë herë kampioni i botës udhëhoqi me autoritet garën e shkurtër të Çmimit të Madh të Kinës.
Hamilton ia doli me një moment vështirësie në gomat në xhiron e mesme kundër katër herë kampionit të botës Verstappen, i cili kishte startuar përkrah tij në rreshtin e parë, por me tre xhiro për të shkuar, ai u parakalua për hapin e dytë të podiumit nga Oscar Piastri.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




