Bayerni duhet të vazhdojë pa Neuer, portieri dëmtohet sërish

Futboll Bota | 2 vite më parë

Manuel Neuer dëmtohet sërish dhe do të mungojë në çerekefinalet e Champions League, që Bayerni i Mynihut do të luajë kundër Interit në 8 prill.

Portieri i bavarezëve, që po rehabilitohej nga një dëmtim në pulpën e djathtë të pësuar gjatë ndeshjes së parë kundër Bayer Leverkusenit në Champions, u detyrua të ndalej sërish.

Sipas asaj që u komunikua nga klubi gjerman, Neuer ka pësuar një tjetër dëmtim në pulpë dhe do të mungojë më gjatë seç pritej. Shkalla e dëmtimit dhe koha e rikuperimit duhet të kuptohen me kalimin e ditëve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme