Kosova, trajneri Foda: Mundësitë janë 50 me 50

Sport | 2 vite më parë

Kosova tashmë është gati për ndeshjen e kthimit me Islandën e vlefshme për Ligën e Kombeve, që do të luhet të dielën në Murcia të Spanjës në ora 18:00. Dardanët vijnë me fitoren e ndeshjes së parë ndaj Islandës 2-1 në Play-off për t’u ngjitur në Ligën B. Në konferencë për shtyp është shfaqur trajneri i Kosovës, Franko Foda, i cili ka treguar se beson në aftësitë e skuadrës që ai drejton.

“Do të jetë një përballje e vështirë. Gjasat janë 50 me 50, kjo është dëshmuar edhe në ndeshjen e parë. Islanda është skuadër që ka lojtar shumë të mirë, sidomos në aspektin difensiv. Do të jetë shumë e rëndësishme për ne se si do të luajmë. Do të tentojmë ta luajmë lojën tonë, të krijojmë raste dhe shpresoj se do të shënojmë gola”.

Ndërkohë Kosovës do t’i mungojnë portieri Arijanet Muriç dhe Donat Rrudhani për shkak dëmtimi, kurse ndeshja me Islandën do të gjykohet nga spanjolli Gil Manzano.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme