McLaren shkëlqen në Shangai, Piastri fiton Çmimin e Madh të Kinës

Dopietë e McLaren në Çmimin e Madh të Kinës. McLaren dominon totalisht garën e Shangait, e cila fitohet nga Oscar Piastri, që ndiqet nga shoku i skuadrës Lando Norris.
Piastri nisi garën i pari dhe e përfundoi i pari, duke koleksionuar fitoren e tretë në karrierë me një paraqitje mbresëlënëse dhe pa gabime,
Shkallën më të ulët të podiumit e zë Russell, i cili përfundoi i treti me Mercedes në fund të një paraqitje solide dhe efektive.
Zhgënjen sërish Ferrari. Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton zënë respektivisht vendin e pestë dhe të 6-të, ndërsa para tyre u rendit Max Verstappen.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




