Lufta në Ukrainë, fillojnë bisedimet SHBA-Rusi në Arabinë Saudite, synohet një armëpushim në Detin e Zi

Zyrtarët amerikanë dhe rusë kanë filluan bisedimet në Arabinë Saudite këtë të hënë që synojnë të bëjnë përparim drejt një armëpushimi të gjerë në Ukrainë me Uashingtonin që pretendon një marrëveshje armëpushimi në Detin e Zi përpara se të sigurojë një marrëveshje më të gjerë.
Bisedimet, të cilat pasuan bisedimet e SHBA-së me Ukrainën të dielën, vijnë ndërsa presidenti amerikan Donald Trump, intensifikon përpjekjen e tij për t’i dhënë fund konfliktit trevjeçar pasi javën e kaluar foli me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy dhe presidentin rus Vladimir Putin.
Pala amerikane në bisedime udhëhiqet nga Andrew Peek, një drejtor i lartë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, dhe Michael Anton, një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit.
Rusia do të përfaqësohet nga Grigory Karasin, një ish-diplomat që tani është kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Këshillit të Federatës, dhe Sergei Beseda, një këshilltar i drejtorit të Shërbimit Federal të Sigurisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




