Botërori 2026, Zelanda e Re kualifikohet në fazën finale të turneut

Zelanda e Re u kualifikua në finalet e Kupës së Botës 2026 pasi ka mundur Kaledoninë e Re 3-0 (0-0 në pjesën e parë) në finalen e zonës së Oqeanisë në Auckland.
Zelanda e Re do të marrë pjesë në Botërorin e tyre të tretë pas vitit 1982 (tre humbje) dhe 2010 (tre barazime). Kupa e Botës 2026 do të organizohet bashkërisht nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Meksika nga 11 qershori deri më 19 korrik.
Zelanda e Re siguron një biletë për në fazën finale të Kupës së Botës 2026. Pas Japonisë, Zelanda e Re është skuadra e dytë që kualifikohet (nga fusha) në Botërorin 2026.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




