Marotta: Të kënaqur me Inzaghin, rinovimi është një formalitet

Futboll Bota | 2 vite më parë

Simone Inzaghi mori drejtimin e Interit në vitin 2021 dhe që nga ajo kohë ka arritur të fitojë 6 trofe në krye të skuadrës zikaltër. Drejtuesit e klubit milanez janë të kënaqur me teknikun dhe mendojnë që të zgjasin bashkëpunim me të (kontrata aktuale skadon në vitin 2026) për një kohë të gjatë.

Aktualisht Interi është në garë për tre trofe këtë sezon dhe presidenti Marotta konfirmon besimin tek Inzaghi, duke theksuar se rinovimi i kontratës është vetëm një formalitet.

“Ne jemi shumë të kënaqur me Inzaghin, rinovimi është një formalitet. Ai ka punuar shumë mirë vitet e fundit, ai është një pikë referimi si në planin personal ashtu edhe në atë teknik. Ai është një nga trajnerët më të mirë në botë. Ai gjithashtu ka avantazhin se ka qenë një lojtar i shkëlqyer.

Jemi shumë të lumtur që e kemi me vete, pasi të ndalen kupat do të takohemi për të rinovuar kontratën”. Kështu presidenti i Interit, Beppe Marotta foli në mikrofonat e Radio Anch’Io Sport në Radio1.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme