Bayerni humbet një tjetër lojtar, dëmtohet edhe Davies

Futboll Bota | 2 vite më parë

Lajme të këqija vijnë për Bayernin e Mynihut nga grumbullimet e ekipeve kombëtare. Pas Manuel Neuerit, një tjetër lojtar i bavarezëve dëmtohet në një moment delikat të sezonit.

Alphonso Davies iu desh të largohej nga fusha herët në ndeshjen e Ligës së Kombeve të Concacaf midis Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara për shkak të një problemi në gju.

Akoma nuk janë kryer vizitat e specializuar, por lojtari rrezikon të humbasë ndeshjen e dyfishtë të Champions League kundër Interit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme