Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Austri me ftesë të homologut të tij austriak

Aktualitet | 2 vite më parë

Presidenti Bajram Begaj do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Austri, me ftesë të homologut austriak, presidentit, Alexander van der Bellen.

Presidenti Begaj, i cili u nis të të hënën drejt Vjenës, sipas agjendës, pritet të takohet fillimisht me presidentin Van der Bellen, me të cilin do të zhvillojë edhe një konferencë të përbashkët shtypi.

Gjatë kësaj vizite është parashikuar një takim me kryeministrin e ri të Austrisë, Christian Stocker.

Gjatë qëndrimit në Austri, Presidenti Begaj do të takohet edhe me bashkatdhetarë që jetojnë në Vjenë dhe Landin e Sipërm të Austrisë, Linz.

Austria mbështet anëtarësimin e Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, një proces, që edhe sipas programit të qeverisë së re të drejtuar nga kancelari, Christian Stocker, duhet të kryhet pa vonesa.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme