Calhanoglu për Asllanin: Është i talentuar

“Ai është jashtëzakonisht i talentuar, ka cilësitë për të luajtur për Interin”. Hakan Calhanoglu nuk i kursen fjalët e mira për Kristjan Asllanin, zëvendësuesin e tij te skuadra e Interit.
“Sigurisht që nuk është e lehtë për të, por ne po e ndihmojmë, ai meriton më shumë. Kur kishte hapësirë, e bëri punën e tij. Duhet të vazhdojë kështu”.
Për Interin dhe ambiciet e tij personale: “Shpresojmë të fitojmë gjithçka. Sigurisht që përpiqemi ta përfaqësojmë Interin në mënyrën më të mirë të mundshme, ne kemi një përgjegjësi të madhe, e dimë. Në Itali tashmë kam fituar gjithçka, qëllimi im është të fitoj Champions League duke qenë se dy vjet më parë humbëm finalen. Dhe ndoshta edhe të fitoj Topin e Artë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




