Lindja e Mesme, Egjipti ofron një propozim të ri për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit

Botë | 2 vite më parë

Sulmet izraelite në të gjithë Rripin e Gazës vranë më shumë se 65 palestinezë gjatë një dite më parë, duke përfshirë gra dhe fëmijë. Kjo u bë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza.

Në më pak se një javë operacione ajrore dhe tokësore që kur Izraeli theu armëpushimin me Hamasin, forcat e tij kanë vrarë qindra njerëz në Gaza – duke e çuar numrin e të vdekurve në 17 muajt e luftës në mbi 50,000.

Ndërkohë, zyrtarët thonë se Egjipti ka paraqitur një propozim të ri për të provuar të rikthejë armëpushimin në rrugën e duhur.Hamasi do të lirojë pesë pengje që janë  gjallë, duke përfshirë një amerikano-izraelit, në këmbim të lejimit të Izraelit për ndihmën humanitare në Gaza dhe një pauzë javore në luftime, tha të hënën një zyrtar egjiptian. Izraeli gjithashtu do të lironte qindra të burgosur palestinezë.

Një zyrtar i Hamasit tha se grupi i ishte “përgjigjur pozitivisht” propozimit, pa dhënë detaje. Të dy zyrtarët folën në kushte anonimiteti sepse nuk ishin të autorizuar të informonin mediat për bisedimet me dyer të mbyllura.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme