Trafiku i drogës dhe pastrimi i parave, Dumani takon kryeprokurorin holandez

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) Altin Dumani është pritur në një takim nga Kryeprokurori i Zyrës së Prokurorit Kombëtar të Mbretërisë së Holandës. John Lucas, në fokus të të cilit ka qenë trafiku i organizuar i drogës dhe pastrimi i paligjshëm i parave.
Nga ana e tij, Lucas ka garantuar se luftë e Holandës kundër pastrimit të paligjshëm të parave dhe trafikut të organizuar të drogës, nuk ndalet.
Dumani ndodhet në Holandë në kuadër të konferencës që po mbahet për forcimin dhe koordinimin e vendeve në funksion të luftës kundër krimit të organizuar.
“Nga data 25 deri më 28 mars, Holanda po pret një konferencë të rëndësishme ku marrin pjesë prokuroritë kryesore nga Evropa, Amerika Latine dhe Afrika Perëndimore, së bashku me aktorë të tjerë. Aktiviteti u hap nga Ministri i Sigurisë dhe Drejtësisë i Holandës, z. David van Ëeel.
Konferenca synon të forcojë dhe të koordinojmë përpjekjet tona të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar serioz dhe të ndajmë perspektiva të përbashkëta.
Prokuroria holandeze është krenare që ka mirëpritur në këtë aktivitet të veçantë në emër të Shqipërisë, Z. Altin Dumani, Drejtues i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar – SPAK”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Holandës në Shqipëri.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




