Gjuha standarde shqipe, akademikët: E deformuar në përdorim, kryesisht nga të rinjtë
Gjuha standarde shqipe gjithnjë e më tepër është duke u deformuar në përdorim. Kjo vjen për një sërë arsyesh ku ndër të parën, akademiku Prof. Dr. Ali Jashari rendit ndikimin e gjuhëve të huaja.
“Ndonjëherë ja vëmë fajin rrjeteve sociale apo mediave, natyrisht ato kanë mjaftë gabime sidomos përdorimet e fjalëve të huaja. Studentët ndikohen shumë sidomos nga fjalët e huaja, ndikohen shumë nga ndërtime që vijnë nga gjuhë të tjera. Shqipja është një gjuhë që ndryshon sipas mbaresave”, u shpreh Prof.Dr. Ali Jashari, Studiues i Gjuhës Shqipe.
Problemet dhe gabimet fonetike, leksikore, semantike, morfologjike e sintaksore gjejnë hapësirë kudo në drejtshkrimin e gjuhës shqipe. një tjetër ndikim për këtë fakt, vjen edhe nga programet shkollore.
“E keqja vjen pikërisht nga programet shkollore, nga tekstet. Në radhë të parë ka mbingarkesë për moshën e fëmijëve duke i dhënë koncepte të nivelit akademik”, tha Jashari.
Akademiku Jashari thotë se në radhë të parë duhet ndryshuar koncepti i dhënies së njohurive, duke nisur nga ata që bëjnë politikën gjuhësore si edhe mësuesit.
Gazetare: G. Manushi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




