Lufta me Rusinë, BE jep 3.5 mld euro për Ukrainën

Botë | 2 vite më parë

Bashkimi Evropian i ka dërguar Ukrainës 3.5 miliardë euro në kuadër të programit të Lehtësimit të Ukrainës.

Ky është kësti i parë i mbështetjes financiare që Ukraina ka marrë për vitin 2025.

Nga kjo shumë, 3.1 miliardë euro janë dhënë si kredi koncesionare, ndërsa 400 milionë euro përbëhen nga fonde dhe grante.

“Kjo është një mbështetje e rëndësishme nga partnerët tanë evropianë dhe konfirmim i kursit të duhur të reformave… Ne do të vazhdojmë zbatimin e ndryshimeve të nevojshme në kuadër të programit të Facilitetit të Ukrainës për të harmonizuar me standardet evropiane dhe për të integruar Ukrainën në hapësirën ekonomike të BE-së”, tha ministrja e Ekonomisë e Ukrainës, Yulia Svyrydenko.

Totali prej 19.6 miliardë eurosh tashmë janë ndarë në buxhetin e shtetit të Ukrainës në kuadër të këtij programi.

Këto fonde janë drejtuar për nevoja urgjente sociale dhe humanitare ndërsa në vitin 2025 programi “Ukraina Facility” parashikon rreth 12.5 miliardë euro mbështetje financiare për Ukrainën, duke përfshirë 1.5 miliardë euro grante.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme