Zgjedhjet e 11 majit, mbi 3,7 milionë shqiptarë me të drejtë vote

Zgjedhje 2025 | 2 vite më parë

Mbi 3,7 milionë shtetas shqiptarë brenda dhe jashtë vendit kanë të drejtën e votës në zgjedhjet e 11 majit.

Ministria e Brendshme ka publikuar listën përfundimtare sipas të dhënave të gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile.

Ndër këta shtetas, 114.642 qytetarë më të drejtë vote do tu drejtohen qendrave të votimit për herë të parë, ndërsa 1.081 shtetas janë të pa përfshirë, për shkak të dekriminalizimit.

Ndërkohë numri i emigrantëve të regjistruar zyrtarisht në listën e zgjedhësve nga jashtë është 245.808 persona.

Procesi i hartimit të listës përfundimtare të zgjedhësve është kryer nën mbikëqyrjen e auditëve të KQZ-së, duke kaluar në disa faza në zbatim të dekretit të Presidentit, përmes publikimeve të 3 ekstrakteve të përbërësve zgjedhore.

Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare në vend, listat zgjedhore përfshijnë dy kategori: Zgjedhësit që jetojnë brenda dhe jashtë vendit.

Lista përfundimtare përmbyll procesin e hartimit dhe shpalljes së Listës së Zgjedhësve. Drejtoria Përgjithshme Gjendjes Civile në çdo bashki vijon të përmbushë detyrimet mbi përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore.

Ndërkohë qytetarët mund të aplikojnë apo rinovojnë letërnjoftimet elektronike të skaduara, si një nga 2 dokumentet biometrike, që përdoren për identifikimin e votuesve në zgjedhjet e 11 majit.

Gazetare: Jonida Omeri

RTSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme