Shpallja e gjendjes ushtarake- Shkarkohet nga detyra Presidenti i Koresë së Jugut 

Botë | 2 vite më parë

Gjykata Kushtetuese e Koresë së Jugut vendosi unanimisht largimin e Yoon Seok-geil nga zyra e tij presidenciale. Vendimi është përfundimtar dhe i parevokueshëm.

Në verdiktin e institucionit për kreun e shtetit, i cili u lexua për 23 minuta nga presidenti i saj, Moon Heung Bae, Gjykata Kushtetuese theksoi se Yoon ka shkelur parimet themelore të shtetit të së drejtës dhe qeverisjes demokratike dhe vetë Ligjin Bazë, duke iu referuar shpalljes së tij të gjendjes ushtarake natën e 3-4 dhjetorit 2024.

“Yoon nuk shpalli thjesht gjendjen ushtarake, por kreu veprime që shkelnin Kushtetutën dhe ligjin, veçanërisht duke mobilizuar forcat e armatosura dhe policinë për të penguar parlamentin të kryente detyrat e tij.”, thuhet në aktgjykim.

Ky vendim nënkupton largimin e menjëhershëm të Yoon nga pushteti. Kjo do të thotë gjithashtu se zgjedhjet e parakohshme presidenciale duhet të mbahen brenda 60 ditëve.

Yoon gjithashtu përballet me një gjyq penal për “kryengritje” (një vepër e dënueshme me burgim të përjetshëm apo edhe me vdekje sipas ligjit të Koresë së Jugut).

Presidenti në detyrë i Koresë së Jugut, Han Duk-soo, u zotua të mos lejojë asnjë “hendek” në sigurinë kombëtare dhe diplomacinë e Seulit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme