Gripi i shpendëve, Ministria e Bujqësisë: Asgjësohen rreth 500 mijë pula në dy stabilimente në Durrës

Aktualitet | 2 vite më parë

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural sqaron se në përputhje me situatën e Influencës Aviare  të konstatuar në dy stabilimente në zonën e Durrësit, janë marrë masa të menjëhershme për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të gripit të shpendëve. Pasi u konstatua sëmundja, janë eliminuar dhe asgjësuar 497,986 krerë shpendë të ngordhura, duke u përdorur metoda të sigurta si Rendering për trajtimin dhe asgjësimin e tyre.

Ky proces u realizua duke u bazuar në legjislacionin në fuqi, që parashikon përdorimin e metodave të sigurisë si groposja ose djegia e shpendëve në qendrat e përpunimit, në përputhje me rregullat sanitaro-veterinare.  

Për të garantuar sigurinë dhe efektivitetin e këtij procesi, janë angazhuar autoritetet e veterinarisë dhe përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, të cilët kanë mbikëqyrur çdo hap të procesit të asgjësimit, duke siguruar që çdo veprim të kryhet sipas standardeve dhe ligjeve të përcaktuara.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme